Sporti

Real Madridi ofron 120 milionë euro plus Modric-in për Neymarin

08/07/2019 22:42
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për telenovelën “Neymar”, e cila sa po i afrohet fundit, aq edhe po i largohet, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi lojtari nuk dëshiron më të luajë për PSG-në, kurse kjo e fundit ka deklaruar se nuk e ka ndërmend ta lëshojë futbollistin për më pak se 300 milionë euro.

Përderisa Barcelona mbetet skuadra që ka më së shumti gjasa që t’i sigurojë shërbimet e brazilianit, nuk është larg mendjes që ai të ndryshojë ambient në çastet e fundit.

Kjo pasi, “galaktikët” kanë ofruar një çmim prej 120 milionë eurosh për të, plus në paketë e kanë shtuar edhe kartonin e Modricit.

Mbetet të shihet nëse sheikët e kampionëve francezë do ta pranojnë këtë ofertë apo jo.

/GazetaBlic/

10/30/2019 17:23

​Alves: Neymar ka ndjeshmërinë e fëmijëve