Sporti

Real Madridi minimalisht, por rikthehet në krye

06/28/2020 23:54
nga:M K

Real Madridi ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Espanyol me rezultat minimal 0-1.

Mjaftoi goli i Casemiros në minutën e fundit të pjesë së parë, për ta regjistruar edhe fitoren e 21 këtë edicion, përcjell GazetaBlic.

Për brazilianin asistoi në mënyrë briliane francezi Karim Benzema.

Me këtë triumf, Real Madridi rikthehet në vendin e parë, tani me dy pikë më shumë se rivali i përbetuar Barcelona, me çka ka bërë një hap të madh përpara drejt titullit kampion.

Deri në fund të sezonit në La Liga kanë mbetur edhe gjashtë xhiro, ndërsa galaktikët tashmë llogariten favoritë, sidomos pas dy dështimeve të fundit të Barcelonës.

Ekipi tjetër katalunas, Espanyol, pra kundërshtari i sotëm i mbretërve, me një këmbë thuajse është në Segunda Division, ku deri më tani, pas 32 javësh, ka tubuar vetëm 24 pikë.

/GazetaBlic/

08/07/2020 23:44

Zidane: Kualifikim me meritë i Cityt, na mposhti dy herë