Sporti

Real Madridi merr kredi 30 vjeçare për rinovimin e stadiumit, mësoni shifrat e çmendura

04/13/2019 08:25
nga:M K

Real Madridi ka vendosur që ta rinovojë stadiumin “Santiago Bernabeo”.

Drejtuesit galaktikë kanë marrë vendimin që punimet të kryhen pas tre vite e gjysmë, derisa do të kushtojë plotë 575 milionë euro, shkruan GazetaBlic.

Kështu të paktën raportojnë mediat spanjolle, që konfirmojnë se klubi do të marrë një kredi brenda tre viteve, 2019, 2020 dhe 2021.

Klubi do të paguajë nga 29.5 milionë euro nga viti 2023 deri në 2049, ndërsa çmimi final, duke llogaritur edhe detyrimin vjetor kap shumën 796.5 milionë euro.

Mbetet të shihet kur edhe do të fillojnë punimet, kurse kujtojmë faktin se së fundi Tottenhemi ndërtoi njërin prej stadiumeve më moderne në botë, por që i kushtoi afro 1 miliardë euro.

/GazetaBlic/

08/20/2019 19:13

Haradinaj shkon në Teqe