Sporti

Real Madridi kërkon 180 milionë euro për Asension!

04/26/2019 08:47
nga:M K

Marco Asensio kishte refuzuar një ‘mal’ me para për të qëndruar në Real Madrid.

Reprezentuesi spanjoll Marco Asensios ka zbuluar se vitin e kaluar, për të janë interesuar disa klube, të cilat kanë ofruar deri në 180 milionë euro për spanjollin.

Marco Asensio nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, pavarësisht sezonit zhgënjyes me Los Blancos. Kështu ka thënë agjenti i lojtarit në një intervistë për ESPN.

I pyetur për interesimin e klubeve si Juventusi e Liverpooli, Horacio Gaggioli, reprezentuesi i Asensios, u përgjigj: “Vitin e kaluar, ka pasur oferta mes 150 dhe 180 milionë eurove për Marco Asension, por Madridi nuk dëshironte të dëgjojë për to”.

“Gjithmonë ka interesim për Asension nga klube të mëdha, që pyesin nëse lojtari dëshiron të largohet, kjo është normale për futbollistin që është”.

“Ai gjithmonë ka thënë se është i lumtur në Madrid dhe është i fokusuar që të ketë më shumë sukses këtu. Është ende i ri që po përmirësohet ditë pas dite dhe klubi gjithashtu është i lumtur me të”, shtoi Gaggioli duke folur për ESPN.

Asensio ka zhvilluar një sezon zhgënjyes, ka shënuar vetëm 3 gola në 33 paraqitje dhe kjo disi ka zbehur talentin e 22-vjeçarit. Por, reprezentuesi i tij thotë se e gjithë kjo ka qenë për shkak të sezonit të luhatshëm të Los Blancos.

“Ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë, jo vetëm për Marcon. S’ka qenë vit i mirë për asnjë në klub. Këto gjëra mund të ndodhin në futboll: i gjithë ekipi s’ka qenë në nivel, jo vetëm Marco”.

“Tani ai po mendon vetëm për sezonin e ardhshëm që të fitojë sa më shumë trofe me Real Madridin sërish”.

08/23/2019 01:58

Ekskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor: Nisma e AKR shkojnë bashkë në zgjedhje!