Sporti

Real Madridi i falet Casemiros, përkohësisht në krye të La Ligas

01/18/2020 17:51
nga:M K

Real Madridi ka mposhtur Sevillan me rezultat minimal 2-1 në njërën nga ndeshjet kryesore të La Ligas.

Casemiro shënoi dy herë, për ta zhvlerësuar totalisht golin e Luuk de Jong, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht braziliani realizoi në minutën e 57’të, para se De Jon t’i barazojë shifrat. Por nuk shkuan as tre minuta të plotë dhe Casemiro realizoi sërish, për të regjistruar shifrat përfundimtare.

Me këto tre pikë, djelmoshat e Zidanes kalojnë në krye të rendijtes tabelare, të paktën përkohësisht, me tre pikë më shumë se Barcelona, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Javën e ardhshme, Real Madridi i shkon Valladolidit, kurse Sevilla në “Ramon Sanchez Pizuan” e pret Granadan.

/GazetaBlic/

05/15/2020 23:15

Manchester City – Real Madrid zhvillohet me 7 Gusht?