Sporti

Real Madridi “harron” Pogban, në sulm për talentin e Ajax-it

08/13/2019 20:02
nga:M K

Paul Pogba ka qenë një nga emrat më të lakuar të Real Madrid gjatë kësaj merkatoje vere.

Edhe pse u përfol shumë për një kalim të mesfushorit francez në Madrid një gjë e tillë duket se nuk ka për t’u realizuar.

Merkatoja në hyrje në Premier League është mbyllur dhe kjo gjë e bën të pamundur transferimin e Pogba tek madrilenët pasi Manchester nuk mund të gjejë një zëvendësues për francezin.

Por duke parë dështimin e pistës Pogba, Real Madid sipas mediave spanjolle ka hedhur sytë tek talenti Ajax, Donny van de Beek.

Mesfushori 22 vjeçar vlerësohet nga Ajax 60 milion euro. Shifër kjo e shumë më e vogël se ajo e Pogba dhe mëse e përballueshme nga Real.

Por nga ana tjetër Ajax nuk do që të humbë shërbimet e mesfushorit dhe shpreson që ai të qëndrojë edhe për të paktën një vit tjetër në Amsterdam.

08/20/2019 23:25

Trump propozon të bëhet ndërmjetës i situatës së tensionuar në Kashmir