Sporti

Real Madridi e do vetëm Neymarin

07/14/2018 08:51
nga:Lorik J

Skuadra kampione e Europës është e vendosur ta blejë yllin e gjigantit francez nga Parc des Princes dhe askënd tjetër gjatë këtij afati kalimtar

Real Madrid ka kthyer sytë kah ylli i Paris Saint-Germain, meqë tek skuadra spanjolle besojnë se do të munden ta transferojnë.

Ani pse Të Bardhët kanë qenë të lidhur me emra tjerë të mëdhenj të futbollit europian, tashmë ata janë reduktuar në vetëm një – braziliani është i preferuari i tyre.

Gjiganti spanjoll do që Neymar të jetë zëvendësuesi i Cristiano Ronaldo që ditë më parë kaloi në radhët e skuadrës italiane Juventus.

Në kampin e bardhë janë aq të bindur se do të mund ta blejnë brazilianin, saqë nëse kjo gjë nuk ndodhë nuk do të mundohen ta blejë dikë tjetër

11/16/2018 16:31

Barcelona nuk dorëzohet, e kërkon me ç’do kusht Neymarin