Sporti

Real Madridi duhet të shesë 12 lojtarë, kështu thonë rregullat e La Ligas

06/14/2019 07:57
nga:M K

Në praninë e dhjetëra mijëra tifozëve, Eden Hazard u prezantua në Real Madrid.

Ylli belg kaloi nga Chelsea te klubi mbretëror për 100 milionë euro, derisa skuadra nga “Santiago Bernabeu” tani e ka rritur numrin e lojtarëve në 37 sosh, shkruan GazetaBlic.

Sipas rregullave të La Ligas, një ekip nuk mund t’i regjistrojë më shumë se 25 futbollistë, andaj pritet largimi i afro 12-të prej tyre, gjithmonë nëse “los merengues” nuk do të përforcohen edhe me ndonjë futbollist tjetër.

Kujtojmë se në prezantimin e Hazardit, tifozët në të shumtën e kohës brohorisnin emrin e Kylian Mbappe, duke i dërguar kështu mesazh të qartë presidentit Perez lidhur me kërkesat e tyre.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim të afatit kalimtar të verës, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

07/22/2019 20:27

“Me shku Ramush Haradinaj si individ ne mbetemi të paprekshëm. E kam rujt Kosovën të paprekshme”