Real Madridi mbetet i fokusuar në transferimin e Trent Alexander-Arnold, pavarësisht qëndrimit të vendosur të Liverpool kundër çdo lëvizjeje në janar. Raportimi nga Fabrizio Romano sugjeron se gjigantët spanjollë tani po synojnë të sigurojnë mbrojtësin e djathtë si agjent i lirë në korrik.
“Pavarësisht refuzimit të Liverpoolit ndaj çdo qasjeje për lëvizjen në janar, Real Madridi mbetet plotësisht i fokusuar në marrëveshjen e Trent Alexander-Arnold për korrik si agjent i lirë”, shkroi Romano.
Real Madridi pritet të fillojë bisedimet zyrtare me kampin e Alexander-Arnold këtë muaj. Tani, ata lejohen të negociojnë drejtpërdrejt me lojtarin.
/GazetaBlic Sport/