Sporti

Real Madridi do të fitojë 120 milionë euro në vit deri më 2028 vetëm nga Adidas

05/09/2019 10:59
nga:M K

Reali i Madridit është një superfuqi e futbollit të klubeve në botë dhe ndikim të madh në këtë aspekt kanë edhe financat e shëndosha.

Skuadra merengues fiton qindra milion euro në vit nga marketingu dhe të drejtat televizive çka e lejon që të bëjë shpenzime të mëdha në merkato. Por kontrata e fundit është e jashtëzakonshme dhe e padegjuar më parë.

Reali ka rinovuar marrëveshjen e sponsorizimit me “Adidas” deri në 2028. Nga kjo kontratë Reali do të përfitojë 120 milion euro në vit, një shifer e çmendur për klubin historik me president Perez.

Kompania “Adidas” sponsorizon Los Blancos prej dy dekadash ndërsa kjo kontratë e re me Realin është rekord absolut botëror.

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës