Sporti

Real Madridi bën gati “fshesën”, pritet largim i shumëfishtë

04/01/2020 22:42
nga:M K

Real Madridi pritet të pësojë ndryshime të shumta në merkaton e verës.

Kjo për shkak se 11 lojtarë që janë të huazuar do të rikthehen në “Santiago Bernabeo”, përcjell GazetaBlic.

Momentalisht janë 26 lojtarë, ndërsa me rikthimin e të tjerëve në kampin galaktik, do të bëhen 37 sosh.

Për këtë, trajneri Zidane ka paraparë një plan, ku parashihet një largim i shumë futbollistëve, ndër ta edhe lojtarë me emër.

Në mesin e shumë emrave që do të larohen, mediat në Spanjë kanë veçuar Gareth Bale, James Rodriguez, Luka Joviq, Luka Modriq dhe Lucas Vasquez.

/GazetaBlic/

05/15/2020 23:15

Manchester City – Real Madrid zhvillohet me 7 Gusht?