Sporti

Real Madridi bën gati 540 milionë euro në merkato, ja lojtarët që i synon Florentino Perez

05/03/2019 16:04
nga:M K

Nëse Real Madrid dëshiron të përfundojë projektin e tij ambicioz për sezonin 2019-20, do të duhet të shpenzojë rreth 540 milionë euro për blerjet në merkato.

Objektivat klubit spanjoll dhe Zidane janë identifikuar: Pogba, Hazard, Eriksen, Ndombele dhe Joviç të cilët do të bashkohen tashmë ka Militaos, i cili është transferimi i par zyrtar.

Operacioni më i vështirë dhe më i shtrenjtë pritet të jetë afrimi i Paul Pogba, që sipas medieve në Angli, Manchester United do të kërkojë të paktën 150 milionë euro për mesfushorin francez.

Chelsea do 112 milionë për të lënë të lirë Eden Hazard, teksa 28-vjeçarit i skadon kontrata në qershor të vitit 2020.

Për Christian Eriksen do të duhen mbi 100 milionë euro, por deri tani Reali ka ofruar deri në 85 milionë, duke mos e konsideruar danezin të të njëjtit kalibër si Pogba dhe Hazard. Gjithsesi vlera e tij mund të rritet nëse “Spurs” ia del të shkojë në finalen e Champions League.

Sa i përket pistave Ndombele dhe Joviç nuk duket se do të ketë shumë probleme, por fillimisht do të tentohen emrat e mëdhenj.

08/23/2019 21:36

Glauk Konjufca: Reciprocitet të plotë me Serbinë, jo kompromis për njohje