Sporti

Real Madridi bën gati 243 milionë euro për yllin evropian

04/07/2019 10:09
nga:M K

Real Madridi vazhdon të mendojë për merkaton e verës.

Dështimi në këtë edicion ka detyruar tifozët të protestojnë, derisa tani Florentino Perez ka përvjelur mëngët dhe po synon yjet e futbollit evropian, shkruan GazetaBlic.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit galaktikë kanë bërë gati një shumë stratosferike për yllin e Chelseat, Eden Hazard.

Belgu edhe më herët ka qenë në radarin e madrilenëve, mirëpo që për arsye të ndryshme nuk ka pasur asgjë konkrete në atë drejtim.

Gjithsesi, 243 milionë euro për londinezët mbase do të bëjnë që të mendohen dy herë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

04/24/2019 01:07

LAJMI I FUNDIT: Atentat në Podujevë, dalin pamjet