Sporti

Real Madrid – Osasuna, Hazard në bankën rezervë

09/25/2019 20:42
nga:M K

Real Madridi e pret sonte Osasunan në Santiago Bernabeu, me qëllim që ta ruajë hapin në krye të renditjes tabelore në La Liga.

Skuadra e Zinedine Zidane ka pasur një fillim të keq të sezonit në ligë, por fitorja e vështira ndaj Levantes dhe Sevillas kanë bërë që Madridi të jetë me pikë të barabarta me liderët Athletic Bilbao dhe Granada shkruan Express, përcjellë GazetaBlic.

Osasuna, ndërkohë, ka lënë mbresa pas rikthimit në ligën elitare spanjolle, pasi një viti, dhe është skuadër e pamposhtur, edhe pse në katër ndeshjet e fundit ka barazuar.

Zidane ka probleme me krahun e majtë, ku i mungojnë Ferland Mendy dhe Marcelo, të lënduar.

Marco Asensio dhe Luka Modric mungojnë po ashtu shkaku i lëndimeve.

Ndërsa, Gareth Bale është lënë në shtëpi, me gjasë për t’u pushuar para derbit kundër Atletico Madridit të shtunën.

Formacionet zyrtare për ndeshjen që nis në orën 21:00.

l Mad

10/19/2019 23:13

Mallorca – Real Madrid, notat e futbollistëve