Sporti

Real Madrid mposht Granadan, vazhdon kryesimin

10/05/2019 18:04
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i La Ligas spanjolle mes Real Madridit dhe Granadas.

Në një takim ku fillimisht dukej se vendasit kishin fituar qysh në minutën e 61-të, kur Modric realizoi për 3-0, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, dy gola të shpejtë nga mysafirët rihapën ndeshjen. Kishte edhe 13’të minuta lojë kur rezultati ishte 3-2, por kaq kishin “kaçik” mysafirët që pranuan krejt në fund.

James Rodriguez shënoi për 4-2, për ta vulosur kështu fitoren.

Me këtë fitore, galaktikët shkojnë në kuotën e 18-të pikëve, për të vazhduar kryesimin në La Ligan spanjolle.

Mbretërit kanë pesë pikë më shumë se Barcelona, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

/GazetaBlic/

10/09/2019 16:19

Messi: Dëshiroja që Ronaldo të qëndronte në Real Madrid