Sporti

Real Madrid mposht Barcelonën

12/13/2017 14:54
nga:A. R.

Sipas një sondazh të kryer nga StubHub, Real Madridi është klubi më i preferuar spanjoll në botë.

Klubi madrilen ka lënë mbrapa Barcelonën me një diferencë prej 3 %, e po ashtu edhe klubi më i preferuar në Spanjë me një diferencë prej 12.5 % nga blaugranët.

Sipas rezultateve, 44.1 për qind e spanjollëve dhe 44.5 e të huajve deklarojnë se janë tifozë të madrilenëve.

Pas Realit, Barcelona renditet si e dyta, e cila ka 31.6 përqind të mbështetësve spanjollë, krahasuar me 42.5 të tifozëve të huaj.

Përveç dy ekipeve, në sondazh janë përfshirë edhe yjet e tyre.

Rezultatet nga ky sondazh nxjerrin Cristiano Ronaldo si lojtarin më të pëlqyer në mesin e tifozëve të huaj, ndërsa Leo Messi si lojtarin më të pëlqyer apo me të preferuar në Spanjë.

Edhe pse Real Madridi me 41.1 % duket se ka një përqindje më të madhe të tifozëve në Spanjë se Barcelona me 31.6 %, është argjentinasi Leo Messi i preferuari i spanjollëve me 21 % kundrejt Cristianos me 16.8 %.

Pas tyre qëndron Andres Iniesta, me 16 përqind.

Rezultatet e këtij sondazhi janë bazuar nga mendimet e njerëzve ne Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Japoni, Gjermani, Itali, Francë, Brazil, Meksikë, Argjentinë dhe Britani te Madhe.

Sondazhi në fjalë vie 10 ditë përpara El Classicos së 23 dhjetorit e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

08/14/2020 10:27

Formacionet e mundshme: Barcelona – Bayern