Sporti

Real Madrid ka gati 90 milionë euro për këtë super mesfushor

03/14/2019 18:33
nga:Lorik J

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic është kthyer në radarët e Real Madrid – pasi Zinedine Zidane u kthye në klub.

Sipas El Chiringuito TV, Zidane ka një listë të dëshirave të transferimit dhe Milinkovic-Savic është në të, përcjell GazetaBlic.

Lojtari mund të shitet për afër 90 milion euro dhe Madrid janë të gatshëm të paguajnë këtë shumë.

Milan gjithashtu është i interesuar,  ndërkohë që Juventusi, Interi dhe Manchester United janë ende duke vëzhguar situatën e Milinkovic-Savic.

 /GazetaBlic/