Real Madrid ka fituar derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit.
Skuadra e Carlo Ancelottit ka mposhtur ekipin e Simeones me rezultatin e pastër 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.
I rikthyeri, Karim Benzema shënoi golin e parë pas asistimit të Vinicius Junior në minutën e 16’të të ballafaqimit.
Real Madridi kishte dominimin në tërë pjesën e parë dhe shkoi në pushim me avantazhin minimal.
Në pjesën e dytë, Reali kreu detyrën dhe shënoi edhe golin e dytë, me anë të Asensios në minutën e 57’të të sfidës.
Për Asension përsëri asistoi Vinicius Junior.
Real Madrid tani ka 42 pikë në vendin e parë – kurse Atletico ndodhet në vendin e katërt me 29 pikë.
/GazetaBlic Sport


