Sporti

Real Madrid e kërkon rezervistin e PSG-së

09/05/2017 11:57
nga:A. R.

Real Madridi nuk e ka ndërmend që të pushojë deri në verën e ardhshme për të transferuar ndonjë futbollist.

Klubi Madrilen tashmë ka filluar të mendojë për lojtarët që do të tentojë ti transferojë në verën e vitit 2018. Lojtari i fundit që po lidhet me një kalim te Real Madridi është Thomas Meunier mbrojtësi i krahut të djathtë në PSG.

Meunier po qëndron në stol tek skuadra franceze pas arritjes së Dani Alves dhe Real Madridi po mendon ta shfrytëzojë këtë situatë duke i ofruar më shumë minuta lojtarit nga Belgjika.

Në fakt klubi Madrilen tashmë mbrojtësin e krahut të djathtë e ka të sigurtë me Dani Carvajal por ata dëshirojnë që Meunier të jetë zëvëndësues i spanjollit në disa ndeshje me rëndësi më të vogël.

Meunier tërheqi vëmendjen e Real Madridit në javën e fundit pasi shënoi 3 gola dhe dhuroi 3 asistime në fitoren e kombëtares së tij ndaj Gjibraltarit me rezultat prej 9-0. Gjithashtu ai dhuroi edhe një asist në fitoren tjetër të Belgjikës ndaj Greqisë me rezultat 2-1.

10/27/2020 23:21

Notat e futbollistëve: Borussia Monchengladbach – Real Madrid