Sporti

Real Madrid e gjen zëvendësuesin e Modric, është super mesfushor

03/17/2018 09:17
nga:Y.K

Emre Can është zgjedhur si lojtari ideal për të zëvendësuar Luka Modricin në Real Madrid këtë verë, raporton El Gol Digital.

Modric po tërheq interesimin nga një sërë ekipesh të Premier Ligës dhe largimi nga Real Madrid duket se do të ndodhë gjatë verës.

Por Los Blancos tashmë kanë vendosur që mesfushori i Liverp00lit, të cilit i përfundon kontra këtë verë, do të jetë zëvendësimi i tij dhe ata tashmë janë në kontakte me lojtarin për ta mbyllur marrëveshjen.

Turko- gjermani po ashtu kërkohet edhe nga dy gjigantët tjerë, Juventus dhe ish skuadra e tij Bayern Munich./Gazeta Blic

 

04/25/2018 16:07

Real Madridi me fanella të zeza sonte ndaj Bayernit