Sporti

Real Madrid dëshpëron ndaj Leganes

04/15/2019 22:58
nga:Natyra

Leganes dhe Real Madrid kanë ndarë pikët në La Liga, pasi ndeshja përfundoi, 1:1.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi, ku Silva shënoi në minutën e 45’-të, raporton lajmi.net.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Real Madridin, pasi Karim Benzema e barazoi rezultatin në 1 me 1 (51’).

Por, madrilenët ishin të pafuqishëm që ta përmbysnin rezultatin, duke marrë vetëm një pikë nga ky takim.

Pas xhiros së 32-të, Real Madrid gjendet në vendin e tretë me 61 pikë.

06/20/2019 00:21

Parashikon Donika Kadaj- Bujupi: AAK do t’i fitojë zgjedhjet, kurdo që ato mbahen