Sporti

Real Madrid arrin fitoren e nëntë radhazi, mposht edhe Granadan dhe i afrohet edhe më shumë titullit

07/13/2020 23:55
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitoren e nëntë radhazi në La Liga.

Real Madrid ka mposhtur skuadrën e Grandas në udhëtim me rezultatin 1:2, raporton GazetaBlic Sport.

Madrilenët e filluan furishëm sfidën dhe për 15 minuta realizuan dy herë.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Mendy nga këndi i vdekur me një goditje fenomenale, ndërsa pesë minuta më vonë Karim Benzema shënoi golin e 19’të sezonal.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0:2, kurse në të dytën Granada ishte diçka më kërkuese dhe në minutën e 55’të gjeti golin me Darwin Marchis.

Deri në fund, Granada kishte disa mundësi, por Sergio Ramos dhe Courtois shpëtuan ekipin e tyre.

Real Madrid mbetet në vendin e parë me 83 pikë – kurse Granada pozicionohet në vendin e 10’të me 50 pikë.

Nëse Real Madrid fiton të enjten ndaj Villarrealit, atëherë do të shpallet kampion i La Ligas.

/GazetaBlic Sport/