Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur vendimin e SHBA-ve për sanksionet ndaj krerëve të krimit të organizaur në Veri, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj në reagimin e tij thotë se SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor” shkruan Haradinaj në Facebook.
Reagimi i plotë:
Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën.
SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
RH