Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sonte në Deçan ka reaguar kryetari i AAK-së i cili vjen nga kjo komunë, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Ai ka kërkuar nga organet e rendit të zbardhin sa më parë ngjarjen.
Reagimi i plotë:
I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.
Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne.
Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.
Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë.
RH