Sporti

Reagon për herë të parë në rrjetet sociale Oltion Bilalli: Kjo është familje

05/12/2025 18:49
nga:Lorik J

Futbollisti Oltion Bilalli ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale që nga lëndimi i rëndë që ka pësuar në javën e kaluar, në ballafaqimin ndaj Malishevës, ku mbeti pa ndjenja dhe po vazhdon të marrë trajtim në QKUK.

Billali ka postuar në “story” një fotografi të ekipit të Gjilanit, ku ka shkruar: “Kjo është familje”.

Ekipi i Gjilanit shpalosi fanellën e tij pas fitores ndaj Prishtinës, me ç’rast edhe ia dedikuan atij triumfin e madh.

Më poshtë keni reagimin e Oltion Billalit: