Lajme

Reagon LDK: Gjendja e kryetarit Mustafa është stabile

01/10/2018 15:27
nga:Gazeta Blic

Pas raportimit të “Gazeta Blic” lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili njëherit është edhe kryetar i LDK-së ka reaguar kjo parti duke dhënë detaje për gjendjen e tij.

Sipas LDK-së, gjendja shëndetësore e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe “shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike.”

LDK po ashtu ka bërë të ditur se kreu i kësaj partie këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore.

01/16/2018 18:27

Kjo është gjendja shëndetësore e tanishme e ish kryeministrit Mustafa