Lajme

Reagon Haradinaj ndaj votimit të buxhetit: Qeveria e mashtrimit, votoi buxhetin e mjerimit

03/15/2020 12:41
nga:Norë Kelmendi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në “facebook”, ka reaguar ndaj votimit të buxhetit, mocion ky i propozuar nga VV-ja.

Haradinaj është shprehur se qeveria e mashtrimit me një kontrabandim të orkestuar ka votuar buxhetin e mjerimit.

Shkrimi i plotë:

Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë votoi buxhetin i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës. Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrëfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë.
Më poshtë janë vetëm disa nga projektet që u hoqën nga buxheti dhe disa për të cilët u shkurtua buxheti deri në mos realizim:
– Rruga Brigada 123 – Sheshi në Suharekë;
– Shtëpia e Kulturës – Suharekë;
– Qarkorja rruga Bujar Roka, dalja për Prizren dhe tranziti i ri – Gjakovë;
– Rruga Gjakovë – Dollc – Gjakovë;
– Stadiumi – Gjakovë;
– Dalja për Pejë – Gjakovë;
– Dalja për Prizren, nuk ka mjete;
– Edhe rrugët rajonale Kralan – Jabllanicë ose Cërmjan – Meqë – Gjakovë;
– Dy projekte të reja që kanë qenë të planifikuara me kornizën buxhetore, njëri ka qenë trotuar dhe ndriçim nga termocentrali Kosoves B dhe tjetra rruga Avni Rrustemi Obiliq – Milloshevë – Obiliq;
– Lagjia Hade e Re projekt i cili ka qenë në koordinin me Ministrinë për shkak të zhvedosjes së Hades dhe Shipitullës – Obiliq;
– Rruga Hoxhë Ali Qekezi – Obiliq;
– Ruga Lumbardh – Vranoc – Deçan;
– Rruga e Pleqës – Deçan;
– Ruga Irzniq – Gllogjan – Deçan;
– Varrezat e Qytetit – Deçan;
– Projekti Belleja – Deçan;
– Asfaltimi i rrugëve ne fshatrat: Malësi e Vogël, Ratkoc, Dejnë, Vrajakë, Bratotin, Dobidol, Çifllak dhe Kramavik – Rahovec;
– Ndërtimi i rrugëve në fshatrat: Krushë e Madhe, Celinë, Fortesë, Xërxë, Nagac, Hoqë e Vogël, Brestoc, Opterushë, Zaqisht dhe Reti – Rahovec;
– Ndërtimi i rrugës Nashpall –Sapniq – Rahovec;
– Ndërtimi i rrugës Opterushë-Samadraxhë – Rahovec;
– Shtëpia Muze e Ukshin Hotit – Rahovec;
– Fshati Hoçë e Madhe – Rahovec;
– Ndërtimi i rrugës 4 korsi Rahovec –Xërxë – Rahovec;
– Renovimi i stadiumit të futbollit – Rahovec;
– Stadiumi i futbollit në Ratkoc – Rahovec;
– MOS-Ndërtimi i zonës ekonomike- Parkut Industrial tashmë të licencuar në Opterushë – Rahovec;
– Sheshi Qendror – Rahovec;
– Kolektori i ujërave të zeza – Rahovec;
– Projekti për furnizimin me ujë të pijes – Klinë;
– Asfaltimi i rrugës Klinë – Shtupel – Klinë;
– Asfaltimi i rrugës Zllakuqan-Ranoc – Leskoc – Klinë;
– Renovimi i shkollave Gllarevë, Grabanicë, Shtupel dhe Volljakë – Klinë
RH

Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 15 mars 2020

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria