Lajme

Reagon Gani Jakupi duke “ironizuar”: Padi paska, por nuk e di a ka me pasë kallëzim penal!

10/03/2024 20:22
nga:G C

Pas publikimit të kallëzimit penal nga Majlinda Bregasi, Gani Jakupi ka folur për GazetaBlic, duke shprehur habinë se kishte mësuar për këtë çështje përmes lajmeve.

“Edhe unë jam tu e marrë vesh këtë punë përmes mediave,” tha Jakupi, duke theksuar se nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar lidhur me akuzat.

Ai shtoi se, pavarësisht padisë, është i bindur se nuk ka asnjë kallëzim të bazuar.

“Mua asgjë nuk m’asht dorëzue. Po e shoh që ka padi, ama nuk e di se a ka me pasë kallxim,” tha ai.

Ndryshe, GazetaBlic ka siguruar Kallëzimin Penal që Majlinda Bregasi, bashkëpunëtore e Gani Jakupit, e ka denoncuar për disa vepra penale.

Skandal Financiar: Dorëzohet Kallëzimi Penal ndaj Gani Jakupit për shpërlarje parash, shmangie nga tatimi e mashtrim