Lajme

Reagon Edi Rama pasi mori vendim për mbylljen e TikTok-it

12/21/2024 14:32
nga:Y I

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një vit rrjeti social, Tik Tok.

Ai këtë e tha gjatë një takimi që e pati me prindër e mësues, ku i diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla.

“Unë sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër, pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjithë faktorët që janë drejtpërdrejtë që janë të lidhur me këtë sferë të edukimit dhe sigurisë të fëmijëve tanë, kemi një produkt konkret, me masa konkrete dhe kemi sigurinë që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor më të mirë dhe më të sigurt, u shpreh Rama, sipas Top Channel.