Lajme

Reagon edhe Hashim Thaçi

04/15/2019 22:41
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes profileve të tij në Facebook, Twitter dhe Instagram ka reaguar pasi një zjarr ka kapluar njërën ndër katedralet me historike në botë “Notre Dame” në Paris.

“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore.
Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt|, ka shkruar ai në FB.

Ndërsa në Twitter ai ka shpërndarë postimin e presidentit francez, Emannuel Macron.