Lajme

Reagon Donika Kadaj- Bujupi: Kurti i thoshte Thaçit “Me neve skifter a jashtë pulë”. Ky as pulë. Zogzë.

02/27/2020 19:15
nga:Gazeta Blic

Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, ka nxitur reagime të shumta.

Pas ish- kryeministrit Ramush Haradinaj, ashpër ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi, raporton Gazeta Blic.

Kurti i thoshte Thacit “Me neve skifter a jashte pule”. Ky as pule. Zogze, ka shkruar Kadaj Bujupi.

Ndërsa, Haradinaj në reagimin e tij, e ka quajtur mashtrues Albin Kurtin.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj! RH”, ka shkruar Haradinaj.

Kurti tregon pikat e heqjes së TAKSËS dhe çfarë duhet të bëjë tani qeveria e Serbisë