Lajme

Reagon Behgjet Pacolli ndaj deklaratave të Crvena Zvezdas

10/09/2019 21:23
nga:B. D

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk mund të shërbejë si një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe ultra-nacionalizmit. Ai ka shrkuar se ekipet serbe të futbollit nuk mund të luajnë në Kosovë pa respektuar rregullat dhe ligjet e Kosovës.

Postimi i plotë i Pacollit:

I dënoj deklaratat ultra nacionaliste sot nga klubi serb i futbollit Crvena Zvezda. Futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk mund të shërbejë si një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe ultra-nacionalizmit. Ekipet serbe të futbollit nuk mund të luajnë në Kosovë pa respektuar rregullat dhe ligjet e Kosovës, përfshirë lejen e Federatës së Futbollit të Kosovës. Serbia dhe klubet e saj të sponsorizuara duhet të ndalojnë ultra-nacionalizmin si një mjet kundër Kosovës dhe t’i japin fund provokimeve.

I dënoj deklaratat ultra nacionaliste sot nga klubi serb i futbollit Crvena Zvezda. Futbolli nuk duhet të abuzohet…

Publiée par Behgjet Pacolli sur Mercredi 9 octobre 2019