Lajme

Reagon ashpër Shpejtim Bulliqi

12/12/2017 09:51
nga:anonymous1000144531

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Shpejtim Bulliqi përmes rrjetit social Facebook ka reaguar lidhur me shkrimet e publikuara në media, për një libër shkollor ku ai është bashkëautor, shkruan Gazeta Blic.

Bulliqi ka sqaruar se në librin ”Njeriu dhe natyra” të klasës së pestë se ai në atë libër ka shkruar vetëm kapitullin për gjeografi.

Në atë libër, në një njësi mësimore me pyetjen “Pse femrat që zbulojnë belin rrezikojnë të mbeten sterile?”  mbaron njësia mësimore në librin shkollor ‘Njeriu dhe Natyra’ të klasës së pestë te kapitulli Zhvillimi individual i njeriut./GazetaBlic

Postimi i plotë i Bulliqit

Sqarim
Miq të respektuar, ditët e fundit nga disa portale ishte aktuale libri Njeriu dhe natyra 5, nga grup autorësh, në të cilën njëri nga recensentët jam edhe unë.
E sqaroj opinionin publik dhe ata të cilët po e keqpërdorin emrin tim, se pjesa e recenses sime në këtë tekst, ka të bëjë vetëm me kaptinën që rrjedhimisht lidhët me fushën e Gjeografisë dhe në asnjë mënyrë me fushat tjera që e përbëjnë tërësinë e tekstit.
Me respekt!
SH.B.