Lajme

Reagon ashpër djali i Isa Mustafës: E mjerueshme se ku ka rënë propaganda e Vetëvendosjes, duke shpërndarë foto të rrejshme

04/04/2020 20:14
nga:Gazeta Blic

Djali i liderit të LDK-së, Besnik Mustafa ka reaguar ndaj disa fotografive që po shpërndahen në rrjetet sociale, përmes së cilave po sulmohet babi i tij.

Mustafa i ka akuzuar njerëzit e Vetëvendosjes për këtë fushatë në rrjetet sociale, raporton Gazeta Blic.

Sipas Besnik Mustafës këto foto të rrejshme, tregojnë për nivelin e mjerueshëm në të cilin ka rëndë propaganda e Vetëvendosjes.

“Nje foto e rrejshme dhe mashtruese e cila po shperndahet ne rrjetet sociale nga anetar te VV-se, flet per nivelin e mjerueshem ne te cilin ka rene propaganda e kesaj partie”, ka shkruar ai, teksa ka publikuar edhe fotografitë e rrejshme që po qarkullojnë në rrjete sociale.

Isa Mustafa: Dy opsione i kemi për formimin e Qeverisë së re- Qeveri gjithëpërfshirëse, ose koalicion LDK-AAK dhe Nisma

03/24/2020 00:09

Pas vendimit të Kurtit, reagon edhe djali i Isa Mustafës