Lajme

Reagon Ardian Rugova: Nuk u shkarkova, por u riktheva në pozitën që isha më herët (dok)

05/14/2021 15:02
nga:N M

Ardian Rugova, i cili deri më 6 maj ka ushtruan detyrën e ushtruesit të Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, ka reaguar duke thënë se ai nuk është shkarkuar nga kjo pozitë, por thjesht ai është rikthyer në pozitën të cilën e ka mbajtur para më shumë se një viti e gjysmë në këtë institucion.

Në vend të Rugovës po në pozitën e njëjtë (ushtrues i detyrës së kryeshefit të AKPM) është emëruar me vendim të ministrit të Shëndetësisë Arian Ahmeti.

“Nuk ka të bëjë me shkarkim unë isha ushtrues detyre i shefit të AKPM dhe tash në këtë pozitë është emëruar po ashtu UD Arian Ahmeti dhe unë jam kthyer në pozitën që kam pasur në AKPM marketing autoriziëm”, ka thënë Rugova.

Në vazhdim e gjeni vendimin e ministrit Vitia: