Lajme

Reagon Abdixhiku: Pas tre viteve tradhti, procedohet e njëjta marrëveshje e demarkacionit në kuvend

12/04/2017 19:37
nga:A K

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes profilit social në Facebook ka shkruar se pas tre viteve kundërshtim po procedohet në kuvend e njëjta marrëveshje për votim, duke ju referuar kështu demarkacionit, shkruan Gazeta Blic.

Abdixhiku ka shkruar se kjo ka shkaktuar tre vjet ngecje në vend dhe nuk nuk është bërë asnjë ndryshim.

Sipas tij, ky ishte një eksperiment komik me çmim izolimin e kosovarëve tash e sa kohë.

Statusi i plotë:

Tre vjet kundërshtim, kallje e akuza për tradhëti – dhe sërish procedohet e njëjta marrëveshje për votim. Asnjë ndryshim. Tre vjet ngecje në një vend.

Një eksperiment komik me çmim izolimin e kosovarëve tash e sa kohë.

12/10/2017 20:09

Kjo do t’i ndodhë Qeverisë, në rast se nuk kalon Demarkacioni!