Showtime

Reagojnë për herë të parë Tea dhe Andi ndaj deklaratave të Shqipes

01/24/2021 20:09
nga:Flutura Gashi

Përgjatë ditëve të fundit, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj është kapur keq me Andin dhe Tean.

Ajo ka deklaruar se dyshja po shtiren dhe nuk janë bashkë. Jo më larg se ditën e sotme, ish-konkurrentja tha se Tea është çift me Beartin.

Disa orë para “Përputhen Prime”, Tea dhe Andi kanë reaguar duke publikuar një foto pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Asnjëri nuk ka thënë asgjë rreth deklaratave të Shqipes, madje sonte Tea do të marrë një propozim nga Andi.

Këtë e ka bërë të ditur autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti, me anë të një statusi në rrjete sociale.