Lajme

Reagimi i presidentes kroate pasi Kroacia u kualifikua në finale

07/11/2018 22:57
nga:Gazeta Blic

Presidentja kroate ka reguar pas fitores historike të Kroacisë në Kupën e Botës.

Kroacia mundi Anglinë me rezultat 2:1 në gjysmëfinale, për të arritur për herë të parë në një finale të Kampionatit Botëror.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ishte e shpejtë me reagimin e saj në rrjete sociale.“Populli im, është e mundur! Bravo të zjarrtit! Bravo të gjithë tifozëve! Kroacia në finale!”, ka shkruar presidentja kroate.