Sporti

Reagimi pikëllues i Son kur gazetari i tregon se është i suspenduar për ndeshjen e parë ndaj Ajaxit

04/18/2019 13:47
nga:Lorik J

Heung Min Son ishte heroi i kualifikimit të Tottenhamit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ai realizoi dy gola për këtë arritje të madhe të ekipit të tij, përcjellë Olle.

Mirëpo, kartoni i verdhë do t’i kushtojë shumë koreano-jugorit.

Ai ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Ajaxit.

Heung-Min Son informed on German TV that he’s out suspended for the semi-final first leg.

E veçanta e kësaj historie është se Son nuk ia ka pasur idenë se rrezikon për ndeshjen e ardhshme.

Ai e kuptoi këtë në intervistën me një gazetar pas ndeshjes.

“Nuk e dija”, ishte komenti i Son.

Me Harry Kane të lënduar dhe Son të suspenduar, Ajaxi ka një avantazh për ndeshjen e parë.