Cool

Reagimi i shpejtë i nënës, shpëton të birin nga rënia nga kati i katërt

06/25/2019 22:24
nga:Gazeta Blic

Kamera e mbikëqyrjes regjistroi momentin kur një nënë arriti ta shpëtojë djalin e saj nga rënia nga shkallët e katit të katërt me reflekset e pabesueshme.

Nëna pasi del nga ashensori me djalin e saj është duke shikuar në telefon derisa djali vendos duart në rrethojat e shkalleve duke menduar se është xham, njofton Klan Kosova.

Incidenti ndodhi të mërkurën në Medellin, Kolumbi. Video u bë virale në rrjetet sociale dhe menjëherë shkaktoi reagime të përbashkëta.

Disa menjëherë lavdërojnë reflekset e nënës, por ka pasur edhe nga ata që e sulmuan atë për shkak të përdorimit të telefonit.