Sporti

Reagimi epik i Cristiano Ronaldos kur ftohet për të marrë medaljen e kampionit

08/02/2020 09:57
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo dukej shumë i lumtur me triufmin e skuadrës së tij në Serie A. 

Juventus humbi 3-1 në ndeshjen e tyre të fundit të sezonit kundër Romës. Por lojtarët dhe stafi ishin të gëzuar – pasi ngritën trofeun e Serie A në Allianz Stadium, përcjell GazetaBlic.

Ronaldo ishte mjaft i lumtur për këtë triumf në Serie A dhe kjo duket në pamjet kur ai niset për të marrë medaljen.

35-vjeçari, i cili shënoi 31 gola në 33 paraqitjet në Serie A, u filmua duke bërë një vallëzim të vogël teksa bëri rrugën e tij në skenë.

/GazetaBlic Sport/