Disa persona janë arrestuar sot në aksionin e sotëm policor në Kaçanik.
Klankosova.tv mëson se lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, janë arrestuar rreth tetë persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se aksioni është ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm pas hetimeve intensive të zhvilluara për rastin.
“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani të hënën.
Rreshteri Muhamed Lika u vra me armë zjarri të martën e 1 prillit rreth orës 23:00 në hyrje të banesës së tij.


