Lajme

Rasti i Martin Berishajt / Deputetja e PDK-së: Komision hetimor për Gërvallen, Kurtin e Osmanin

01/16/2023 15:30
nga:N M

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në një shkrim në Facebook, deputetja e PDK-së ka kërkuar komision hetimor për ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.