Lajme

Rastet e malarias në Venezuela rriten për 69 përqind

04/25/2018 09:20
nga:A. R.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin rreth rritjes së rasteve me sëmundjes e malarias në Venezuelë dhe Amerikën Latine.

Ekspertët shëndetësor kanë paralajmëruar që rastet e malarias në Venezuelë janë rritur sipas vlerësimeve në 69 përqind në vitin e kaluar, shkruan AlJazeera, përcjell Klan Kosova.

Ata kanë shprehur shqetësimin rreth përhapjes së sëmundjes që përhapet nga mushkonjat e cila ka shkaktuar krizë gjithë vendin si dhe pjesë të ndryshme të Amerikës Latine.

Sipas OBSH-së, rastet e malarias në Venezuelë janë rritur nga 240 mijë e 613 në vitin 2016 në 406 mijë raste në vitin 2017.

Të dhënat e fundit tregojnë se janë rritur për pesëfish nga viti 2013.