Lajme

Rasim Selmanaj thotë se kjo është hera e fundit që kandidoi për deputet

10/10/2019 14:40
nga:B. D

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka thënë se kjo është hera e fundit që ai kandidon për ulëse të Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka paralajmëruar se më nuk do të garojë për deputet dhe se varësisht nga rrethanat ai mund të vazhdojë të jetë aktiv në politik.

“Përkundër faktit që përkrahja për mua vazhdon, kjo është hera e fundit që kandidoj për deputet, sepse jam i mendimit se duhet krijuar mundësitë për kandidimin e kuadrove të reja.Pra, është hera e fundit që sfidohem, duke i hyrë garës për deputet”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Tutje, ai ka treguar se është hera e tretë që e fiton mandatit për deputet dhe ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij.

Postimi i plotë i Rasim Selmanaj në Facebook:

MIQ DHE BASHKËPUNËTORË TË MI, TË VJETËR E TË RINJMë lejoni që sinqerisht t'ju falënderoj nga zemra për besimin e dhënë…

Publiée par Rasim Selmanaj sur Jeudi 10 octobre 2019