• të fundit

BLIC.TV

Rashiti: Janë tri opsione për marrëveshjen Kosovë- Serbi. Në tavolinë do të jetë edhe Rusia

05/30/2019 22:27
nga:Gazeta Blic

Drejtori i organizatës për hulumtimin e politikave në Ballkan Naim Rashiti ka parashikuar se në Samitin e Parisit  do të tentohet që me çdo kushtë Kosova e Serbia të binden për zhbllokimin dhe rifilimin e dialogut ndërmjet dy vendeve.

Ai në dokumentarin EXPOSE që është prodhim i Gazetës Blic ka thënë se gjasat janë që Kosovës t`i ofrohet ndonjë pako (ofertë) në mënyrë që procesi i dialogut të rinisë.

Sipas tij nëse dështon Parisi do të jetë keq për Kosovën duke vlerësuar se “nuk e di se kur ose si mund të ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë”, raporton Gazeta Blic.

“ Gjasat që sivjet të ketë marrëveshje finale Kosovë Serbi nuk ekzistojnë. Janë në fuqi disa modele, disa opsione, si Asociacioni, autonomi për serbët e Veriut, ndarja apo edhe shëkmbimi i territoreve. Unë shpresoj që vitin e ardhshëm ky process do të mbyllet në një konferencë ndërkombëtare, ku përkrah BE-së dhe SHBA-së, në tavolinë do të jetë edhe Rusia” thotë ai.