Lajme

Rashit Qalaj do të jetë kandidat për deputet nga lista e PDK-së

01/14/2021 13:34
nga:Y I

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar sot në PDK.

Para gazetarëve ai ka thënë se ky vendim për të ka qenë shumë emocional.

“Nga sot do të jem anëtar i PDK-së, në këtë parti kam shumë shok shumë miq që kanë kontribuar në etapa të ndryshëm për çlirimin e vendit. E kam pasur të vështirë të jap dorëheqje nga policia, ka qenë vendim emocional”, tha ai.

Qalaj thotë se arsyeja se pse ka vendosur t’i hyjë politikës ka qenë sipas tij degradimi brenda institucioneve të sigurisë.

Ai thotë se situatën aty mund ta ndryshojë përmes aktivitetit politik.

“Kemi pasur shumë punë të përbashkët, gjithçka që kemi bërë konsideroj që ka qenë meritë e policisë. Rrethanat ndryshuan, filloi një degradim enorm edhe i policisë edhe i AKI-së, duke parë që ky degradim nuk mund të ndërprehet nga brenda, vendosa që të hyjë në politikë”, ka thënë ai.

Enver Hoxhaj gjatë prezantimit, bëri të ditur se Qalaj do të jetë kandidat për deputet në radhët e listës së PDK-së.

Rashit Qalaj aderon në PDK