• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rashit Qalaj: Ju garantoj se me Bedri Hamzën kryeministër, institucionet e sigurisë do të kenë trajtim më të mirë

10/27/2024 21:26
nga:G C

Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, ka dhënë një alarm të fortë për situatën e sigurisë në vend, raporton GazetaBlic.

Ai kritikon Ministrin e Mbrojtjes dhe kërkoi urgjentisht që të ndahet buxhet për FSK-në, por edhe Policinë e Kosovës.

“Ministri i Mbrojtjes mburret me situatën e sigurisë, në anën tjetër alarmon për mundësinë e kërcënimit serioz të një sulmi nga Serbia në Kosovë. Kemi edhe largimin e pjesëtarëve të FSK-së në baza ditore, pra dorëheqjen e tyre, sepse iu mungojnë kushtet elementare dhe trajtimi i duhur ndaj uniformës së ushtrisë. E njëjta situatë është edhe në fushën e policisë. Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht që të ndajë buxhet dhe të përkrahë uniformat e PK-së dhe FSK-së. Ne kemi nevojë për një polici e ushtri të fortë”.

Qalaj tha se shumë shpejt kryeministri Bedri Hamza do të prezantojë programin e PDK-së, duke garantuar një trajtim krejt tjetër dhe shumë më të mirë për institucionet e sigurisë.

“Unë në baza ditore takoj ushtarë dhe policië, fatkeqësisht trajtimi ndaj tyre nuk është i mirë. Arsyet kryesore janë ato ekonomike, paga e kushtet e punës. Këto janë në nivelin më të ulët se që kanë qenë ndonjëherë. Ne mund t’i kemi armët e botës, por nëse nuk kemi ushtarë të përgatitur për t’i përdorur ato, atëherë pse i blejmë? Shumë shpejt, kryeministri Bedri Hamza do të del me programin e PDK-së dhe unë garantoj që do të jetë një trajtim krejt tjetër, shumë më i mirë ndaj institucioneve të sigurisë”, tha Qalaj për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.