Lajme

Rashit Qalaj aderon në PDK

01/14/2021 13:09
nga:Sh Xh

Kandidati për kreyministër nga PDK ka prezantuar të aderuarin e fundit në PDK, Rashit Qalajn.

Rashit Qalaj ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryeminisitër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj në një konferencë për media.

Ai është paraqitur së bashku me Qalajn para gazetarëve.

“Ardhja e tij është një hapje e madhe dhe e mirëfilltë e PDK-së. z. Qalaj do jetë pjesë e programit për rimëkëmbje politike dhe për sigurinë”, ka thënë Hoxhaj.