Sporti

Rashica nuk starton ndaj Frankfurtit

06/03/2020 19:52
nga:Lorik J

Derbi i mbijetesës luhet sonte në Bundesligë.

Frankfurt dhe Werder Bremen takohen sonte me fillim nga ora 20:00, në kuadër të xhiros së 24’të të Bundesligës, raporton GazetaBlic.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica nuk do të luajë nga minuta e parë në këtë duel, për shkak të lëndimit që pësoi javën e kaluar në sfidën ndaj Schalke.

Megjithatë, ylli i Kosovës do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje, por vetëm duke filluar nga pankina.

Më poshtë keni formacionet zyrtare: